Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në qendër të Junikut, madje në prezencë të policisë. Policia po ashtu bën të ditur se menjëherë kanë reaguar, duke u siguruar që qytetarëve të mos u ndodhte asgjë.

“Policia në vendngjarje e kanë urdhëruar të dyshimtin të lëshoj armën nga dora, por i njëjti edhe në prezencën e Policisë kishte shti disa herë në ajër (lartë).Reagimi Policor ka qenë i menjëhershëm dhe i dyshuari: Xh.Sh. i lindur me 1975 m/k/sh, është arrestuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe arma e përdorur në rast është sekuestruar. Nga të shtënat në këtë rast nuk ka persona të lënduar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditu se njëjsitet relevande të Policisë së Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi të nevojshme./21Media