Junker e cilëson si “qesharak” Presidentin e Parlamentit të Evropës

Debat i ashpër në PE

Gjatë takimit që u zhvillua sot, Presidenti i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, e cilësoi si qesharak presidentin e Parlamentit të Evropës, Antonio Tajanin.

Pasi që Junker falënderoi deputetët e pranishëm, e të cilët ishin vetëm disa dhjetëra nga gjithsej 700 euro-deputet, Junker tha se Parlamenti nuk është serioz, duke pasur parasysh praninë aq të vogël të deputetëve, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast ndërhyri Tajani, duke kërkuar nga Junkeri më tepër respekt dhe duke shtuar se nuk e kontrollon Komisioni Parlamentin, por anasjelltas.

Junker ju përgjigj Tajanit se ekzistojnë vetëm disa anëtar të Parlamentit, të cilët e kontrollojnë Komisionin dhe e cilësoi si qesharak Presidentin e Parlamentit të Evropës.

Junker shprehu hidhërimin e tij për shkak të pjesëmarrjes së vogël të deputetëve gjatë fjalimit të Kryeministrit të Maltës, Jozef Muskat, duke theksuar se deputetët duhet të tregojnë respekt më të madh edhe për shtetet e vogla anëtare të Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button