"Të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme”

“Të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloopp, ka dhënë një deklaratë të fortë pas fitores historike të skuadrës së tij ndaj Barcelonës me rezultat 4-0.

Kjo fitore Liverpoolin e kualifikoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Klopp ka thënë se të fitosh pa pësuar gol është e pabesueshme për ta.

Kjo ishte e tepërt! Ishte e papërballueshme emocionalisht. Luajtëm ndaj ekipit më të mirë në botë. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme”, ka deklaruar fillimisht ai.

Ai ka thënë se fitorja e sotme është meritë e të gjithë lojtarëve dhe se lojtarët e tij kanë potencial dhe zemër.

Kam parë James Milner duke qarë në fushë pas ndeshjes. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë, por të krijosh këtë atmosferë kaq emocionuese është shumë e veçantë. Merita është e gjitha e lojtarëve. Këta kanë potencial dhe zemër, por mbi të gjitha vetëbesim. Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë dhe të luash në atë mënyrë, kjo tregon se në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Duhet të ishim seriozë, por edhe dinakë. Ishte e nevojshme. Barcelona mbrohet mirë, prandaj duhet të ishim të paparashikueshëm. Goditjen e këndit te goli i katërt nuk e pashë fare, ndërsa asistenti im më pyeti se çfarë kishte ndodhur”, ka thënë trajneri gjerman./kallxo