Baumann: Ende asgjë zyrtare

Baumann: Ende asgjë zyrtare

Të gjesh diçka të mirë te Werder Bremen është shumë e vështirë këtë sezon, por Bild shkruan se klubi ka një xhevahir dhe ai po kërkohet edhe nga Liverpool.

Milot Rashica ishte më i miri në gjysmën e parë të sezonit me shtatë gola dhe tre asistime.

Sipas Bild, Jurgen Klopp e do Rashicën në verë dhe për këtë klubi anglez e ka përcjell disa herë nga afër dhe fituesi i Ligës së Kampionëve është gati për një ofertë.

Trajneri i Werderit, Frank Baumann, thotë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

Sipas mediave gjermane, klubi i ka vënë një çmim fiks Rashicës, rreth 38 milionë euro.