Justin i uroi ditëlindjen gruas

Justin i uroi ditëlindjen gruas

Justin Bieber e do shumë gruan e tij dhe do që t’ia dëshmojë secilit. Për ta shënuar ditëlindjen e saj të 23-të, të premten, ylli publikoi disa fotografi nga dasma dhe i shoqëroi me një mbishkrim të bukur. U shpreh se dëshiron që sa më shpejtë të kenë fëmijë.

“Urime ditëlindjen zemër. Më ndihmon që të bëhem edhe më i mirë çdo ditë. Mënyra se si e jeton jetën është shumë atraktive. Vitin tjetër me foshnje”, u shpreh ai.

Këngëtari i mirënjohur u pa me gruan e tij në drekë në një restaurant të famshëm japonez, Nobu, në Malibu, transmeton rtv21.tv

 

Justin dhe Hailey u kurorëzuan në shtator të vitit të kaluar, ndërsa këtë vit mbajtën një ceremoni martesore./21Media