Të premten publikohet bashkëpunimi i shumëpritur

Të premten publikohet bashkëpunimi i shumëpritur

Dy këngëtarët e njohur me famë botërore, Justin Bieber dhe Ed Sheeran kanë gati projektin e ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Justin Bieber përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram, përcjell rtv21.tv

Të premten”, ka shkruar ai në njërën nga videot e publikuara, duke lënë të nënkuptohet që këtë të premte publikohet kënga e re nga artistët.

 

View this post on Instagram

 

@teddysphotos

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Ani pse asnjëri nga artistët nuk e kanë zbuluar se si titullohet projekti, ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre pak nga kjo këngë.

Ky bashkëpunim ka kohë që është kërkuar nga fansat e dyshes dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku kur edhe do të lansohet.

Kjo këngë vjen gati pas katër vjetësh që nga bashkëpunimi i artistëve në  këngën, “Love Yourself”./21Media