Propozimi romantik ka ndodhur në Bahamas

Propozimi romantik ka ndodhur në Bahamas

Këngëtari 24-vjeçar Justin Bieber  mbrëmjen e së shtunës i ka propozuar martesë të dashurës së tij, modeles 21-vjeçare Hailey Baldwin, raporton TMZ.

Dy dëshmitarë okularë kanë thënë për TMZ-në se propozimi romantik ka ndodhur në një vend në Bahamas. Nga sa mësohet, çifti ishte duke kërcyer salsa në një restorant, derisa në një moment, Justin Bieber u tha njerëzve t’i largonin telefonat, sepse do të ndodhte diçka e veçantë. Dhe pas kësaj, Justin i propozoi Baldwin para të gjithëve.

Ata kanë më shumë se një muaj që kanë rikthyer romancën e tyre dhe 24-vjecari ka bërë propozimin gjatë pushimeve në Bahamas.