Bashkëpunim i shumëpritur

Bashkëpunim i shumëpritur

Dy këngëtarët e njohur ndërkombëtarisht, Justin Bieber dhe Ed Sheeran kanë publikuar këngën e tyre “I don’t care”, por vetëm në versionin audio. Ani pse vetëm në këtë version, ky projekt i duos më të suksesshme ka grumbulluar mbi 16 milionë klikime në Youtube, transmeton rtv21.tv

Por, jo vetëm. Në platformën Spotify, projekti i dyshes ka arritur mbi 10 milionë klikime.

Këtij suksesi i është gëzuar Justini, i cili ka publikuar sekuenca nga kënga dhe ka falënderuar fansat për tërë këtë mbështetje.

 

View this post on Instagram

 

Holy cow thank you guythhh thank you for letting me be apart of this @teddysphotos

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Pritet që shumë shpejt ky projekt të publikohet edhe me videoklip.

Kjo këngë vjen gati pas katër vjetësh që nga bashkëpunimi i artistëve në këngën “Love Yourself”./21Media