Këngëtari po vuan nga depresioni

Këngëtari po vuan nga depresioni

Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, mirëpo krahas kësaj ka qenë tejet i përfolur për jetën e tij private.

Artisti befasoi fansat kur u martua me modelen gjithashtu të njohur, Hailey Baldwin në shtator të vitit 2018, shkruan rtv21.tv

Image result for hailey baldwin justin bieber

Që nga ajo kohë, Justin nuk ka qenë mirë me shëndetin pasi që sipas mediave të huaja, ai është shqetësuar shumë se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.

Para një muaji, në një intervistë të dhënë për revistën, “Vouge”, këngëtari kishte rrëfyer për herë të parë që ishte duke u përballur me një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Për këtë gjendje edhe u raportua që Justin është duke ndjekur seanca për sëmundjen e depresionit, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 105 milionë ndjekës, artisti ka vendosur t’i bëjë thirrje fansave të tij që të luten për të.

Vetëm doja të ju informoja rreth asaj që po kalojë kohëve të fundit. Kam pasur shumë vështirësi. Jam duke u ndjerë i shkëputur dhe i çuditshëm.. Bëj gjithmonë hapa prapa, por nuk jam i shqetësuar shumë, doja të ju tregoja dhe të ju thoja të luteni për mua. Zoti është i madh dhe lutjet tona funksionojnë me të vërtetë.”, ka shkruar Justin në mbishkrimin e një fotografie të publikuar.

Në fotografi shihet këngëtari në shoqërinë e reperit të njohur, Kanye West me sy mbyllur dhe si i përhumbur.

Fansat kësaj thirrjeje iu janë përgjigjur pozitivisht, duke i përcjellë këto lutje me fjalët më të mira për artistin./21Media