"Tom nëse ti nuk e pranon këtë përleshje ti je..."

“Tom nëse ti nuk e pranon këtë përleshje ti je…”

Ideja e fundit e këngëtarit britanez, Justin Bieber mund të jetë një mision i pamundshëm.

25-vjeçari të dielën ka sfiduar aktorin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Tom Cruise në një përleshje, përcjell rtv21.tv

Justin Bieber këtë sfidë ia ka drejtuar aktorit përmes rrjetit social, Twitter. “Unë dua ta sfidojë Tom Cruise të përleshemi në ring. Tom nëse ti nuk e pranon këtë përleshje ti je frikacak dhe nuk do të harrohesh kurrë në histori.”, ka shkruar këngëtari.

 

Këtë thirrje publike disa nga fansat e këngëtarit e pranuan, e disa të tjerë e kundërshtuan pasi që ylli i filmit “Mission Impossible” nuk është në moshë të njëjtë me këngëtarin.

Tom Cruise nuk i është përgjigjur këngëtarit britanez dhe mbetet të shihet se a do të marrë ndonjëherë një përgjigje Justin nga ai apo jo./21Media