"Changes", po thyen rekord

“Changes”, po thyen rekord

Albumi i shtatë i Justin Bieber, “Changes”, ka debutuar në maje të toplistës amerikane “Billboard” – duke e thyer rekordin e vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë. Këngëtari kanadez është solo artisti më i ri që ka arritur që me shtatë albume të pozicionohet në vendin e parë, në moshën 25-vjeçare. Ndërsa Elvis kur ishte 26-vjeç shënoi rekord, sepse u pozicionua shtatë herë në vendin e parë me albumin e vitit 1961 “Blue Hawaii”.

“Changes”, që është albumi i parë i tij në katër vjet, u shit në 231 mijë kopje javën e kaluar. Po ashtu kryesoi toplistën britanike javën e kaluar, transmeton rtv21.tv

Albumi flet për adoleshencën, pastaj disa këngë ia ka dedikuar edhe gruas së tij, modeles dhe aktores, Hailey Baldwin./21Media