Justin Bieber tregon se përse u emocionua këtë javë gjersa ishte në krahët e të fejuarës së tij, Hailey Baldwin

Justin Bieber tregon se përse u emocionua këtë javë gjersa ishte në krahët e të fejuarës së tij, Hailey Baldwin

Arsyeja pse këngëtari ishte përlotur është arsyeja  për vendimin e madh që kanë marrë dhe çka vije pas këtij vendimi.

Këngëtari u pa të mërkurën duke lënë apartamentin e të fejuarës, në New York, i cili ishte në qejf shumë më të mire se që ishte të martën.

Justin foli me fansa, vallëzoi edhe madje e tregoi arsyen se përse qau atë ditë kur ishte i shoqëruar me Haileyn.

Këngëtari i “No Brainer”, paraqiti një libër që kishte në dorë para kamerës, e cila titullohej “The Meaning of Marriage” (Kuptimi i Martesës), dhe tregoi që ishte vetëm një ditë e keqe gjatë udhëtimit të gjatë që ka martesa.

Një përgjigje mjaftë filozofike, por shihet qartë që këngëtari nuk e ka ndërmend të mbaj asgjë të fshehët kur vije puna te jeta e tij personale./21Media