Ai është duke u trajtuar

Ai është duke u trajtuar

Këngëtari i muzikës pop, Justin Bieber ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”.

Ylli tha se ishte në dijeni të spekulimeve në rrjetet sociale se ai kishte probleme me drogë pasi ai ishte fotografuar me njollat në lëkurën e tij.

Sëmundja “Lyme” është një infeksion bakterial i shkaktuar nga rriqrat, transmeton rtv21.tv.

Në faqen e tij në Instagram ku ka mbi 124 milionë ndjekës, artisti ka shkruar se njerëzit kishin thënë se kishte probleme me drogë por “ata nuk arritën ta kuptojnë që unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, dhe kisha një rast serioz të mono kronike e cila ndikoi në lëkurën time, funksionimin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshë “.

Ai tha se po merrte “trajtimin e duhur” për të ndihmuar luftimin e sëmundjes dhe se më shumë do të zbulonte në një seri dokumentaresh të ardhshme në YouTube për jetën e tij.


Çfarë është sëmundja Lyme?

-Sëmundja e Lyme shkaktohet nga bakteret e bartura nga disa lloje të rriqrave – rreth 13% në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jenë të infektuar

-Nuk mund të kalohet nga një person në tjetrin

-Simptomat – përfshirë skuqjen e syve, lodhjen dhe ethe – zakonisht zhvillohen rreth tre javë pas një kafshimi

-Shumica e atyre që marrin kursin e plotë tre javor të antibiotikëve bëjnë një rikuperim të plotë, por disa njerëz kanë simptoma që zgjasin me vite. Nuk është e qartë pse ndodh kjo, kështu që nuk ka trajtim të dakorduar, por kujtdo që mendon se janë prekur në këtë mënyrë këshillohet të flasë me mjekun e tyre

-Pylli i Ri dhe Malësia Skoceze janë pikat e njohura të sëmundjes Lyme – por njerëzit duhet të kujdesen kudo që ka bari të gjatë

-Testi NHS, i cili është shumë i saktë, shikon antitrupat që prodhon trupi, të cilat mund të duhen disa javë për të arritur nivele të zbulueshme./21Media