Fotot që u bënë virale

Fotot që u bënë virale

Fotografitë dhe videot e Justin Timberlake me aktoren Alisha Wainwright në New Orleans po qarkullojnë online, por një burim tha se nuk ka diçka mes tyre.

Në videot dhe fotografitë e publikuara nga The Sun të shtunën, Timberlake, i cili është i martuar me aktoren Jessica Biel që nga viti 2012, u pa me Wainwright dhe një grup miqsh në New Orleans, ku ata po zhvillojnë xhirimet e filmit.

Në videon e publikuar, Timberlake, 38-vjeçar, u pa teksa po pinte me grupin e miqve. Në disa sekuenca, Wainwright, 30-vjeçar u pa teksa ia vendosi dorën në këmbë asaj dhe më pas ia shtrëngoi dorën asaj, transmeton rtv21.tv

Ata u fotografuan në një bar në New Orleans, gjatë pauzës së filmit, ku ata aktrojnë si dy të dashuruar.

Burimet thanë se Justini po pinte shpejtë dhe nuk mund të qëndronte në këmbë. Por, njerëzit u shokuan kur e panë atë teksa po i shtrëngonte duart me Alishan. Ani pse ishin bashkë me miqtë e tyre, vetëm ata dy qëndruan jashtë për rreth 40 minuta.

Justin dhe Biel u martuan në vitin 2012, thuhet se martesa e tyre është ndër më të fuqishmet e Hollywoodit./21Media