"Bashkëshortja ime..."

“Bashkëshortja ime…”

Në mediat e huaja po raportohet se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të martohen të hënën në një ceremoni private në Montage Palmetto Bluffs, pothuajse një vit pas ceremonisë martesore që e mbajtën në qytetin e New Yorkut.

Para ceremonisë së dytë, Justin publikoi një fotografi të vjetër me bashkëshorten e tij në Instagram, ku të dy duken shumë të ri, transmeton rtv21.tv

“Bashkëshortja ime. Këtu gjithçka filloi”, shkroi ai krahas fotografisë.

Justin dhe Haily do kenë në dispozicionin e tyre pjesën më të madhe të resortit, nga restoranti ku do presion mysafirët mbrëmjen para martesës, pishinën kryesore dhe kompleksin e dhomave ku do qëndrojnë mysafirët përfshirë supermodelen Kendall Jenner./21Media