Është ndarë edhe çmimi për menaxhim institucional "Muhamed Shukriu" dhe për vepër shkencore "Zef Mirdita"

Është ndarë edhe çmimi për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu” dhe për vepër shkencore “Zef Mirdita”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka ndarë çmimin në fushën e trashëgimisë kulturore për vepër jetësore “Dea Daranica”. Ky çmim i është ndarë profesorit, Jusuf Osmanit.

Ai ka thënë se ndihet shumë i emocionuar, duke falënderuar ministrin për këtë mirënjohje.

“Trashëgimia kulturore identifikohet në identitetin kombëtar. Të huajt kanë dashur që të na i humbin identitetin dhe lashtësinë, por nuk e arritën qëllimin. Prandaj, për të folur për trashëgiminë duhet kohë shumë. Unë kam vizituar pothuajse çdo lagje të Kosovës”, ka thënë ai.

Ministri Kujtim Gashi ka thënë se puna e tyre nuk paguhet me vlera monetare.

“Besoj që puna e palodhshme dhe puna e juaj dhe shumë të tjerëve  që nuk janë sot këtu, e mbajnë gjallë kulturën. Jemi munduar që të kemi një juri profesionale sa i përket vlerësimeve. Duart i kanë pasur të lira sepse kemi konsideruar që kjo juri do të vlerësoj drejtë. Krijimtaria juaj nuk shpaguhet me vlera monetare”, ka thënë Gashi.

Për merita të veçanta, çmimi “Shtjefën Gjeçovi” i është ndarë profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqit. Krasniqi ka thënë se është me fat që i është dhënë ky çmim e që Kosova ka këtë trashëgimi.

Çmimi për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu” iu nda Milot Berishës dhe ai për vepër shkencore ” Zef Mirdita” Gjon Berishës.