Juventusi vazhdon ta ndjek mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian

Juventusi vazhdon ta ndjek mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian

Mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” është duke përshpejtuar interesimin e tyre për Darmianin.

Gjigantët italian kanë qenë të impresionuar me performamcën e lartë të Darmian në sezonin që lamë prapa me “Djajtë e Kuq”.

Raportohet se United nuk do të pranojë asnjë ofertë për lojtarin nën çmimin 22 milionë funte, edhe pse trajneri i kampionëve të Italisë, Massimiliano Allegri po tenton ta merr lojtarin në formë huazimi, e më pas ta blejë kartonin e tij për 19 milionë funte.

Ndryshe, Darmian kërkohet edhe nga Interi, një tjetër klub i madh italian.