Kampionët e Italisë nuk duan të presin deri në verë për të transferuar yllin e Arsenalit

Kampionët e Italisë nuk duan të presin deri në verë për të transferuar yllin e Arsenalit

Tashmë dihet se Aaron Ramsey do të jetë lojtar i Juventusit, por mbetet për t’u kuptuar vetëm kur do të nis ta mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Mesfushori uellsian ka nënshkruar kontratën e tij 5-vjeçare me bardhezinjtë, por Massimiliano Allegri shpreson që ta ketë në dispozicion prej këtij muaji.

Arsenali kërkon të paktën 20 milionë euro, një pretendim i tepërt për një lojtar që pas 6 muajsh do të vijë si futbollist i lirë.

Nga bardhezinjtë është përsëritur fakti se Ramsey do të arrijë në Itali në fund të këtij sezoni, por, gjithsesi, Allegri u ka kërkuar drejtuesve që të tentojnë gjithçka për të arritur një ulje kërkesa që ka Arsenali, çka do të bënte që mesfushori uellsian të vihej që tani nën urdhrat e tij.