Emre Can po kërkohet nga juve

Emre Can po kërkohet nga juve

Gjiganti italian, Juventus është hedhur në sulm për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can. Mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër”, është fokusuar tek mesfushori i skuadrës së Jurgen Klopp.

Mesfushori është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por thuhet se tani Juve ka hyrë seriozisht në garë për lojtarin.

Siç raportohet, kampionët e Italisë janë gati t’ia ofrojnë Liverpoolit, 25 milionë euro plus Bonuset për Can./21Media