James Rodriguez mbetet një prej objektivave kryesorë të Juventusit

James Rodriguez mbetet një prej objektivave kryesorë të Juventusit

Kampionët e Italisë kanë bërë edhe një ofertë për yllin e Real Madridit, James Rodriguez, shkruajnë mediat në Spanjë.

Sipas OK Diario, ‘Bianconerët’ janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe parash vetëm për ta bindur Realin që ta lejojnë futbollistin të largohet nga Bernabeu.

‘Zonja e Vjetër’ prinë në garën për të nënshkruar me reprezentuesin kolumbian për të cilin janë të interesuara edhe dy klubet angleze Liverpool dhe Chelsea.

James ka startuar në vetëm 12 ndeshje me Realin këtë stinor, ku ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime, ndërsa javë më parë ai ka deklaruar që dëshiron të qëndroj te Reali edhe për shumë vite të tjera.