3:0 për Juventusin

3:0 për Juventusin

Juventus ka shënuar fitore të lehtë ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gonazalo Higuain e hapi serinë e golave për ‘bianconerët’ në minutën e 17’. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Për rezultatin 2-0, shënoi Bernardeschi në minutën e 62’.

Cristiano Ronaldo shënoi për 3-0, pas disa rasteve të shpërdoruara gjatë ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Juventus pozicionohet në vendin e parë me katër pikë./kallxo.com