Derbi i natës së sotme filloi me një bombë qysh në minutën e dytë

Derbi i natës së sotme filloi me një bombë qysh në minutën e dytë

Juventus dhe Tottenham po përballen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje shumë e fortë me dy skuadra shumë në formë.

Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për skuadrën italiane, e cila pas një krosimi të Miralem Pjanic nga gjuajtja e lirë, gjeti argjentinasin Gonzalo Higuain i cili pa ndalur topin fare, shutoi dhe shënoi golin e parë, shkruan rtv21.tv.

Ende pa u kthjellur mirë skuadra angleze, u akordua penalti për zikatrit, e këtë penalti ishte përsëri Higuain që e shëndërroi në gol në minutën e 9të.

Tottenham-it i duhet shumë punë për t’u kthyer në lojë, mirëpo një gjë që kanë mysafirët me bollëk, është koha./21Media