Ndeshja Juventus-Ajax

Ndeshja Juventus-Ajax

Massimiliano Allegri po bën llogaritë e fundit për ndeshjen e sotme ndaj Ajax për Champions League. Mësohet se Emre Can ka humbur të gjitha mundësitë për të qenë i gatshëm të luajë në këtë ndeshje.

“Sport Mediaset” ka zbuluar se mesfushori ka lënë përgjysmë stërvitjen e sotme të bardhezinjëve, ndërsa më pas nuk ka udhëtuar me autobus për në stadium me shokët e skuadrës, për stërvitjen e fundit.

Can u largua me një makinë private, i shoqëruar me një drejtues të klubit. Ndërkohë, Giergio Chiellini ka udhëtuar me skuadrën për stërvitjen e fundit, dhe nuk përjashtohet që të grumbullohet, pavarësisht se në listën e së hënës u la jashtë nga trajneri Allegri.

Sonte në orën 21:00 fillon ndeshja Juventus-Ajax.