Juventus në finalen e Kupës së Italisë, ja me kë do të ndeshet

Pavarësisht humbjes kundër Napolit me rezultat 3:2, Juventus ka arritur të plasohet në finalen e Kupës së Italisë në futboll

Në takimin e parë në Torino, Juventus festoi me rezultat 3:1.

Napoli nisi rrufeshëm drejt portës kundërshtare qysh nga minuta e parë e takimit, duke rrezikuar portierin Neto, i cili sonte zëvendësoi Buffon. Portieri brazilian me intervenime fenomenale shpëtoi rrjetën e tij në minutën 12, pas goditjes së Callejonov, ndërsa kur Higuain shënoi gol në minutën 32 nga një distancë prej 20 metrash ishte e qartë se “Zonja e vjetër: shkon në finale.

Në vazhdim të takimit, Napoli sulmoi dhe arriti deri te barazimi në minutën 53. Fillimisht, Neto shkëlqyeshëm priti goditjen me kokë të Milika nga pesë metra, ndërsa në vazhdim të aksionit Hamshik tundi rrjetën për 1:1.

Higuain golin e tij të dytë e shënoi në minutën 59, pas asistimit të Cuadrado nga krahu i djathtë. Ish-sulmuesi i Napolit nuk u gëzua për asnjërin gol që shënuan bashkëlojtarët e tij.

Në minutën 62 Milika u zëvendësua nga Mertens, i cili vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë tundi rrjetën e Juventusit. Portieri Neto gaboi në mënyrë katastrofale dhe belgu nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në portën e zbrazët.

Insigne gjashtë minuta më vonë shënoi golin për avantazhin e Napoli 3:2, por deri në fund të ndeshjes ekipi vendës nuk ia arriti të shënojë edhe dy gola për të arritur në finale./21Media

Back to top button