Willian do të ishte i hapur për një kalim në Torino

Willian do të ishte i hapur për një kalim në Torino

Juventus është duke planifikuar ta transferojë sulmuesin brazilian të Chelseat, Willian.

Mirëpo është vet lojtari, i cili nuk duket i bindur të ribashkohet me ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Bianconerët janë të interesuar të nënshkruajnë me 31-vjeçarin, i cili është duke kërkuar një rinovim edhe 2 vite të tjera në Stamford Bridge.

Willian do të ishte i hapur për një kalim në Torino, nëse Sarri nuk do të ishte në pankinë e Juventusit sezonin e ardhshëm.