Juventusi fitoi 2:1 ndaj Romëa

Juventusi fitoi 2:1 ndaj Romëa

Futbollistët e Juventusit shënuan fitore të vlefshme të dielën mbrëma në udhëtim kundër Romës së papërshtatshme në “Olimpico”, duke u rikthyer kështu në krye të tabelës në Serie A, pasi që Inter dështoi të mposhtë Atalantën.

Të përzgjedhurit e Sarri erdhën shumë shpejt deri te goli i epërsinë, ku vetëm pas tre minutash lojë, Merih Demirel tundi portën kundërshtare për 1:0.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë në minutën e dhjetë, duke dyfishuar shifrat prej 2:0 në favor të Juventusit, pasi më herët Dybala u ndal në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë.

Skuadra e Romës në pjesën e dytë pati më tepër raste shënimi, por pa mundur t’i konkretizojë ato.

E gjithë kjo deri në minutën 68-të, kur Diego Perotti shënoi gol nga penalltia, pas shikimit të VAR-it se Alex Sandro luajti  me dorë.

Juventusi arriti të shënojë golin e tretë përmes Higuainit, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kollarov i Romës në minutën 81-të pati rast të shënojë nga afërsia, por portieri Szczesny nuk lejoi të befasohej.

Fat të madh skuadra e Juventusit pati edhe në minutën e dytë të kohës shtesë, kur nga afërsia Dzeko nuk arriti të shënojë gol, duke dërguar topin lart mbi portë.

Pas kësaj fitoreje, Juventus merr kreun e tabelës me 48 pikë nga 19 ndeshje, dy më shumë se Inter në pozitën e dytë. Roma mbetet në pozitën e pestë me 35 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta një vend më lart dhe e cila dje nxori një barazim si mysafir me skuadrën ‘nero-azure’.