Juventusi është futur në garë për talentin e ri të Tottenhamit, Troy Parrot

Juventusi është futur në garë për talentin e ri të Tottenhamit, Troy Parrot

Ky i fundit ka bërë mjaft mirë në fazën përgatitore të ekipit të parë në verë, por dhe me moshat e “Gjelave”.

17-vjeçari nuk ka pas vetes vetëm kampionët e Italisë, pasi për të interesohen dhe Bayern Munchen e Real Madridi. Calcio Mercato shkruan se Parroti ka fituar vëmendje të madhe rreth vetes dhe në janar mund të ketë zhvillime.

Sulmuesi shënoi 3 gola dhe me ekipin U-21 të Irlandës në dy fitoret ndaj Suedisë dhe Armenisë. Shtatlarti duket se do të jetë një nga yjet e së ardhmes.