I kthehen tre futbollistë për ndeshjen ndaj Milanit

I kthehen tre futbollistë për ndeshjen ndaj Milanit

Kampionët e Italisë kanë pasur telashe me lëndimet e lojtarëve.

Juventusi merr lajme të mira nga mjekët e skuadrës një ditë para sfidës me Milanin. Kundër kuqezinjve Massimiliano Allegri mund të llogarisë në tre lojtarët Paulo Dybala, Mario Mandzukiq dhe Leonardo Spinazzola, që janë rikuperuar nga lëndimet.

Ndërkohë, në stërvitje i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado.

Kurse, sa i përket Cristiano Ronaldos, ai ka stërvitur i veçuar dhe nuk ka gjasa të luajë ndaj Milanit. Objektivi është që CR7 të jetë për takimin e parë të çerekfinaleve me Ajaxin më 10 prill.