“Ai tha se nuk po ndihet shumë mirë”

“Ai tha se nuk po ndihet shumë mirë”

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar në ndeshjen e radhës të Juventus-it, e cila zhvillohet nesër duke filluar nga ora 15:00.

34 vjeçari startoi dy ndeshje me Portugalinë, ku edhe shënoi katër gola. Pavarësisht se luajti dy ndeshje me kombëtaren portugeze, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po insiston se Ronaldo është i lënduar. Ai tha se Ronaldo është ende i lënduar dhe nuk do të luajë në ndeshjen e radhës. “Problemi është se të martën ai tha se nuk po ndihet shumë mirë. Kur u kthye ai na tha që në ndeshjen e parë ishte ndjerë mirë, por në ndeshjen e dytë dhimbja është rikthyer”, deklaroi Sarri.

Nesër në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Atalantës do të mungojnë edhe Adrien Rabiot dhe Alex Sandro, të dy për shkak të lëndimit, ndërsa Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi janë rikthyer në skuadër.21Media