Ylli portugez do të qëndrojë në bankën rezervë për ndeshjen e nesërme

Ylli portugez do të qëndrojë në bankën rezervë për ndeshjen e nesërme

Juventusi përgatitet këtë mesjavë për një ndeshje të vështirë në udhëtim, ndaj Atalantës, por në Bergamo, vendasit do të kenë një shqetësim më pak për portën e Etrit Berishës.

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë mes kërcënimeve për portierin shqiptar, pasi nuk do të jetë titullar dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri.

“Cristiano Ronaldo do të jetë në bankë të mërkurën. Për herë të parë, ndeshjen do ta shohim bashkë”, tha trajneri i Juves. “Jam vërtet i lumtur për atë që po jep me fanellën e Juventusit, pasi mendoj se kjo është nisja më e mirë e Ronaldos në nivel golash dhe shifrash. Dua vërtet që të jetë në formë optimale në muajin mars, kur të vijnë sfidat vendimtare në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Allegri.