Mbrojtësi portugez nuk po përshtatet me futbollin anglez

Mbrojtësi portugez nuk po përshtatet me futbollin anglez

Joao Cancelo mund të rikthehet te Juventusi vetëm pas një viti të kaluar në Ligën Premier.

25-vjeçari iu bashkua Manchester City-t verën e vitit të kaluar, për 65 milionë euro nga Juventusi.

Zonja e Vjetër po mendon që ta rikthej përsëri në skuadër anësorin. Arsyeja është që Cancelo ka kërkuar largimin nga Etihad Stadium, pasi nuk ka arritur të përshtatet dot me futbollin anglez.

25-vjeçari ishte i lidhur me një rikthim te Valencia në janar, por në fund dy klubet nuk arritën një marrëveshje.