LDK thotë se i ka përcjellur me vëmendje ngjarjet e sotme në veri të vendit

LDK thotë se i ka përcjellur me vëmendje ngjarjet e sotme në veri të vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar rreth ngjarjeve të sotme për arrestimin e Marko Gjuriqit.

LDK-ja, e ka vlerësuar profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës dhe u ka japur mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në ushtrimin e sovranitetin shtetëror në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Njëkohësisht, LDK-ja dënon provokimet e vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë, dhe fton komunitetin ndërkombëtarë të përdorë ndikimin për të parandaluar provokimet e tilla që rrezikojnë stabilitetin në rajon. LDK-ja kërkon që ngjarjet e tilla të mos përdoren për qëllime politike nga askush. LDK-ja shpreh besimin se veprimet e institucioneve të Kosovës janë të mbështetura edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se LDK do të jetë e vendosur të mos lejojë askënd të nëpërkëmb shtetësinë e Kosovës.

“Si partia më e madhe politike në vend, LDK-ja do të jetë e vendosur të mos lejojë askënd të nëpërkëmb shtetësinë e Kosovës dhe do të kërkojë përgjegjësi institucionale nga të gjitha institucionet e mandatuara sipas Kushtetutës për të mbrojtur rendin, sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndryshe, Njësitet e Policisë së Kosovës kanë realizuar sot një aksion të madh në veri të Mitrovicës, e gjithë kjo për arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pasi ky i fundit u fut pa leje të autoriteteve kosovare në vend./21Media