Dy gjigantët botëror po ballafaqohen në “Camp Nou”

Dy gjigantët botëror po ballafaqohen në “Camp Nou”

Ka startuar ndeshja më e madhe në planet e njohur si “El Clasico” mes dy rivalëve të përbetuar, Barcelonës dhe Real Madridit.

Dy gjigantët botëror po ballafaqohen në “Camp Nou” në sfidën e parë të Superkupës spanjolle. “Camp Nou” i stërmbushur, edhe këtë herë pritet të jetë arenë e zjarrtë për 90-të minuta ashtu siç ndodh gjithnjë në duelet mes katalonasve dhe madrilenëve.

“Blaugranat” e ‘plagosur’ pa Neymarin, i cili ditë më parë iu bashkua PSG-së, muajin e kaluar kishte mundur Real Madridin në turneun miqësor në Amerikë, derisa kampionët në fuqi të Evropës në këtë duel vijnë pas trofeut të Superkupës së Evropës të arritur pak ditë më parë kundër Manchester Unitedit.