Mirren masat për uljen e ndotjes së ajrit

Mirren masat për uljen e ndotjes së ajrit

Plani  për reduktimin e ndotjes së ajrit, të cilin e ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimin hapësinor për ndaljen e qarkullimit të veturave në kryeqytet ka filluar implementimin edhe në rrugët e Bulevardit Bill Klinton dhe atë “Ilir Konushevci”.

Në pikat që është paraparë ndalja e automjeteve kanë dal ekipe të policisë dhe një ekip nga inspekcioni i Prishtinës. Për të kaluar nëpër këto rrugë po lejohen autobusët e trafikut urban dhe taksitë e licencuar.