Sonte Kosova përballet me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Sonte Kosova përballet me Portugalinë në një ndeshje hendbolli

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm në Hendboll, Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës sonte luan përballë Portugalisë.

Ndeshja po zhvillohet në Povoa do Varzim të Portugalisë dhe referë të ndeshjes janë spanjollët Javier Alvarez Mata dhe Yon Bustamante Lopez, shkruan rtv21.tv.

Përballjen e fundit Kosova e humbi nga Polonia me rezultat 30 me 19, ndërsa Portugalia ka deklasuar Qipron me rezultat 47 – 16. Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin 21 Plus./21Media