Vajza qysh në ditët e para të lindjes ka veshur rroba për fëmijë 9 muajsh

Vajza qysh në ditët e para të lindjes ka veshur rroba për fëmijë 9 muajsh

Kemi dëgjuar shpesh herë raste që fëmijët lindin të vegjël dhe kanë nevojë për kujdes urgjent që të mbijetojnë. Por, ka edhe raste të tjera, kur fëmijët lindin të mëdhenj.

Chrissy Corbitt e di mirë këtë gjë, pasi ka sjellur në jetë një vajzë rreth 6 kg, dyfishi i peshës së foshnjeve normale.

Vogëlushja Carleigh është fëmija i katërt në familjen Corbitt, e cila ka ardhur në jetë më 15 maj të vitit të kaluar.

Nëna ka menduar se do të lindte binjakë, derisa pa vajzën e saj.

“Kur doktori filloi të fliste për fizikun e foshnjes, unë dëgjova të qeshurat e stafit mjekësor, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar. Secili po thoshte numra të ndryshëm dhe më pas më treguan foshnjen time, duke më thënë se peshonte më shumë se 6 kg”, tha Chrissy.

Vogëlushja ka filluar të vishte rroba për fëmijët 9 muajsh që në ditët e para dhe gëzon shëndet të plotë, raporton oranews.