Hubert de Givenchy vdiq në moshën 91 vjeçare

Hubert de Givenchy vdiq në moshën 91 vjeçare

Ka ndërruar sot jetë në moshën 91-vjeçare ikona e modës franceze, Hubert de Givenchy.

Partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture”, konfirmoi vdekjen për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Me hidhërim të thellë iu njoftojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, shkruan ai në deklaratën e shtëpisë së modës “Givenchy”.

Stilisti aristokrat është një prej emrave më të njohur të botës së modës.

Givenchy ishte një koleksionist i përkryer, me një sy të pagabueshëm si për objekte, ashtu dhe për dekorimin e brendshëm të shtëpive, 91-vjeçari lë pas një shtëpi mode që përcaktoi nocionet e përsosmërisë dhe elegancës.

Hubert de Givenchy (L) and Audrey Hepburn talk together at the Galliera Museum in Paris in 1991

Familja e tij planifikon një ceremoni mortore private dhe kërkoi që në vend të luleve, në emër të Givenchysë të bëhen donacione për UNICEF-in.