“Ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët”

Ramush Haradinaj tha se versioni i tanishëm i demarkacionit duhet të rrëzohet në Parlament

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletë-arresti serb të lëshuar në vitin 2004, ka shkruar se versioni i tashëm i demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në Parlament.

“Atdheu është i shenjtë! Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj thotë se mashtruesit duhet ta kuptojnë se ka perfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët.

“Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka perfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët”, përfundoi Haradinaj.

Back to top button