Nata finale do të mbahet të shtunën më 7 dhjetor

Nata finale do të mbahet të shtunën më 7 dhjetor

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike 2019”, kurse nata finale do të mbahet të shtunën më 7 dhjetor. Publiku ka të drejtë të votojë këngën e preferuar deri nesër në orën 10:00.

Gjatë kësaj nate, vëmendje të madhe ka rrëmbyer artisti Kastro Zizo me kostumin e çuditshëm, të cilin kishte zgjedhur për tu paraqitur në skenë. Këngëtari këtë vit po garon në këtë festival me këngën “Pema e jetës”.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit po moderohet nga Ardit Gjebrea, të cilin po e shoqëron modelja e njohur shiptare, Adrola Dushi.

Në skenën magjike të festivalit në natën e dytë janë ngjitur artistë të njohur, në mesin e tyre ishin edhe, Soni Malaj, Lind Islami, Enda Tarfia dhe Juliana Pasha.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e artistëve që kanë performuar sonte.

Big & Big International

A mjaftoj une pa ty – DYLAN

Zemres – EGZONA ADEMI

Ma zgjat doren – ENEDA TARIFA

Nuk ta fal – GENTI DEDA

Dua – Kachinari

Ishe ti – INIS NEZIRI

Nuk do qaj – JULIANA PASHA

Pema e jetes – KASTRO ZIZO

Ti m’ke rrit – LIND ISLAMI

Veren ku ma le – ORGESA ZAIMI

Per mua – REA NUHU

Shije tradhetie – SONI MALAJ

Monsters – Tamara Todevska

Miracle – Veronica Liberati

New Artist & New International Artist

Me’achshav – Judah Gavra

Endacake zemre – KLEA KASEMI

Ndryshe – KHUBA

Μάλλον τρελαίνομαι – MARIA KIOU

Kot me fol tani – RIGERSA ZEFI

Me vone – SARA BAJRAKTARI

Com’e’ possibile – SISMA

Rock n’Roll – Urban Band

Si me t’lon – Xheisara

Kujtojmë se, ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është realizuar nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, pasi të ardhurat e biletave për tri netët finale të festivalit, do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë të një familje të prekur nga tërmetet e fundit që goditën shtetin shqiptar.

Pjesë e jurisë këtë vit janë, Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone. /21Media