Kenny Rogers vdiq në moshën 81 vjeçare

Kenny Rogers vdiq në moshën 81 vjeçare

Në moshën 81 vjeçare ka vdekur legjenda amerikane e muzikës “country” Kenny Rogers.

Mediat e huaja raportojnë se ka vdekur në shtëpinë e tij.

Rogers ishte në toplistat pop dhe “country” gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta, teksa ka fituar edhe tri çmime Grammy.

Në karrierën e tij ai ka krijuar disa nga hitet më të mëdha botërore, përfshirë këtu “Lady”, “The Gambler”, “Lucille” dhe “Coward Of The County”.

Kenny vitin 2013 kishte hyrë në “Country Music Hall of Fame”, dhe në po atë vit kishte pranuar çmimin për “Arritje Jetësore” nga Asociacioni i Muzikës Country.

Ai ishte martuar pesë herë, derisa ka pesë fëmijë. /21Media