Një nga emrat më të njohur në historinë e jazz-it

Një nga emrat më të njohur në historinë e jazz-it

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare legjenda e jazz-it, McCoy Tyner. Ai ishte një nga emrat më të njohur në historinë e jazz-it, ishte i përfshirë në grupin e vogël të gjigantëve si Herbie Hancock, Chick Corea dhe Bill Evans.

Lajmin e kumtuan familjarët e tij në rrjete sociale të premten. Nuk dhanë më shumë detaje, transmeton rtv21.tv

Tyner u lind më 11 dhjetor 1938 në Filadelfi. Në moshë të hershme u takua me Coltrane, me të cilin bashkëpunoi për albumin e vitit 1961 “My Favorite Things”, një sukses i madh komercial që nxori në pah kiminë e jashtëzakonshme të kuartetit John Coltrane./21Media