U shua ylli

U shua ylli

Nikita Pearl Waligwa, aktorja e cila shkëlqeu në filmin “Queen of Katwe”, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte diagnostifikuar me tumor në tru.

Filmi i vitit 2016 bazohej në historinë e vërtetë të Phiona Mutesi, e cila filloi të luante shah qysh në moshën nëntë vjeçe pavarësisht se nuk ishte në shkollë dhe vazhdoi të garojë në turnetë ndërkombëtare. Ajo luante rolin e Glorias, një shoqe e Phionias, e cila ia tregonte asaj rregullat e shahut./21Media