Humbi betejën me kancerin

Humbi betejën me kancerin

Moderatorja dhe aktorja e mirënjohur, Suzanne Whang, ka ndërruar jetë të enjten, pas një lufte të gjatë me kancerin e gjirit. Ajo ka vdekur në moshën 56-vjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Veteranja e Hollywood-it, ishte bërë e njohur për zërin e saj të ëmbël dhe seritë televizive House Hunters.

Partneri i saj, Jeff Vezain, ka ndarë lajmin për vdekjen e saj. Ai ka bërë të ditur se ka qenë pranë saj në momentin kur ka vdekur ajo mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e tyre në Los Angeles./21Media