Ka vdekur të mërkurën

Ka vdekur të mërkurën

Aktorja franceze, Claudine Auger, e njohur më mirë për rolin e saj si Sean Connery në filmin e James Bond “Thunderball”, të vitit 1965, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Ajo ka vdekur të mërkurën në Paris, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, u bë e ditur nga agjencia e saj Time Art.

Auger ka filluar si modele, ishte Miss Franca. Por më vonë ka zhvilluar talentin për aktrim dhe ishte përfshirë në disa role, përfshirë edhe një në vitin 1962, në filmin “The Iron Mask”, transmeton rtv21.tv

Disa vite më vonë, në vitin 1965 ka shkëlqyer në filmin “Thunderball”. Pas këtij filmi, ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në kinematografinë italiane dhe atë franceze, në vitet e 60-ta dhe 70-ta. Në mesin e filmave më të mira janë “That Man George” dhe “Flic Story” dhe tragjedinë romantike “A Few Hours of Sunlight”./21Media