Beqiri ka thënë se ka deputetë në koalicion që janë kundër marrëveshjes së demarkacionit

Beqiri ka thënë se ka deputetë në koalicion që janë kundër marrëveshjes së demarkacionit

Ismet Beqiri nga LDK tha se nuk mund të dijë se kur do të procedohet demarkacioni në Kuvend dhe se duhet të bejnë çmos që ky kriter të hiqet nga agjenda duke u miratuar, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, ky kriter do të përcillet me vite pamarrëparasysh se kush do të vijë në pushtet.

Ai nuk pranoi të flas prerazi se a i ka votat koalicioni, përfshirë edhe minoritet për ta miratuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. “Nuk e fshehim që ka deputetë në koalcion që janë kundër. Jemi në konsultime dhe momentin e duhur do të shohim si të veprohet tutja”, tha Beqiri./21Media