Kamera kujdestare: Gërmia në shkurt!

Të dashuruar në Gërmi janë këta prishtinasit…E vizitojnë atë edhe në pikë të dimrit!

Por, si sot kur temperatura ishte 9 gradë mbi zero, ata që erdhën me siguri se janë zhgënjyer pasi këtu ende nuk vërehej dora e kujdestarisë komunale!Pse-hun nuk mund em ta sigurojmë sepse ishte ditë pushimi, kërkojmë ndjesë!

Stazat vende-vende me copëza akulli, me gjethe mali e baltë…Dy toaletet publike të mbyllura, në njëren shkruan në një copëz letra “nuk ka ujë”!

Veturat në hyrje bëjnë tollovi, punon një punëtor që i kryen dy punë përnjëheri…Në brendi s’ke nga kalon nga veturat që ta ndotin ajrin më shumë se në mes të qytetit pas orës 16.00…

Dhe, ankohemi se s’kemi…Atje lartë dy cafe-restaurante që nuk dijnë t’iu japin xhevap myshterinjve që nuk pyesin sa kushton as kafje se në mes pishash makiato e vogël 1.00 euro, çaji i malit 1.10 euro et setera…

Megjithatë, sipas dëshmive të gazetarit tonë kujdestar, E.Dujaka, megjithatë ndjehej një erë pak më e ngrohtë që paralajmëron se pranvera ka nisur të na vijë edhe këtu, e deri atëherë të besojmë se dora kujdestare do t’i kthehet përkujdesjes së duhur këtij këndi aq të frekuentuar të Prishtinës…/21Media

Back to top button