Kabinat mund të merren në përdorim duke paguar 9 euro për një orë

Kabinat mund të merren në përdorim duke paguar 9 euro për një orë

Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit që nga ky muaj  do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura “IGA Sleepod”.

Kabinat mund të merren në përdorim duke paguar 9 euro për një orë.

Çarçafët në kabinat ku higjiena është në plan të parë do t’u jepen pa pagesë çdo pasagjeri dhe do të jenë për një përdorim. Por, nëse pasagjerët kërkojnë shërbime shtesë siç janë batanije dhe jastëk, do duhet të paguajnë 2 euro shtesë.

Në pjesën e poshtme të çdo kabine do të gjenden edhe pjesë të veçanta ku pasagjerët do të mund t’i vendosin valixhet e tyre të dorës. /21Media