Kaçaniku ndanë 10 mijë euro për Shqipërinë

Kaçaniku i doli në ndihmë Shqipërisë

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se kanë ndarë 10 miijë euro për t’i ndihmuar Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal, u bë e ditur se kanë votuar për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Komuna e Kaçanikut planifikon të ndajë 10 mijë euro nga buxheti i saj në ndihmë Shqipërisë. Ky propozim njëzëri u përkrahë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët ngushëlluan familjet e viktimave, si dhe uruan që vendi sa me shpejtë të rimëkëmbet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Përveç Komunës së Kaçanikut edhe Komunat e tjera të Kosovës janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Kështu, Prishtina ka ndarë 50 mijë euro, Mitrovica 22 mijë euro, Gjakova 14 mijë euro, Drenasi 10 mijë euro, Obiliqi me 10 mijë euro etj.

Si pasojë e tëmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, kanë humbur jetën të paktën 49 persona./21Media

Back to top button