Kadare flet për deklaratën e Erdoganit “Kosova është Turqi”
26 Korrik 2017
Për herë të parë flet shkrimtari i mirënjohur rreth kësaj deklarate
Për herë të parë flet shkrimtari i mirënjohur rreth kësaj deklarate
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një vizitë që i bëri Kosovës në vitin 2013, deklaroi se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.
Shkrimtari i njohur shqiptar gjatë një interviste me gazetën gjermane ‘Die Welt‘, tha se nuk u kishte besuar syve kur e kishte lexuar deklaratën e Erdogan.
“Kjo deklaratë është e njohur për mua. Unë vetëm mund të them se nuk iu besova syve kur e lexova këtë deklaratë”, është shprehur Kadare. / 21Media