U vlerësua lartë veprimtaria letrare e Kadaresë

U vlerësua lartë veprimtaria letrare e Kadaresë

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” , tha se ndjehet shumë i lumtur që gjendet para lexuesve kosovarë për të marr këtë çmim. Ai tha se ky çmim ka një rëndësi më të madhe për të se sa vet vlera çmim.

Kadare kishte shprehur gatishmërinë të zhvillojë një bashkëbisedim me të pranishmit.

I pyetur nga shkrimtari i ri, Azem Deliu se sa është e vështirë të jeshë gardian i mbrojtjes së identitetit evropiano shqiptar, Kadare tha se diskutimet për letërsinë janë të bukura dhe dramatike njëkohësisht.

” Letërsia është dramatike dhe vet fati i saj është dramatike. Kjo është një temë e gjerë dhe tani nuk jam në këtë gjendje të diskutojë për këtë çështje”, ka përfunduar Kadare.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë me ç’rast u vlerësua lartë veprimtaria letrare e Kadaresë./21Media